Mirjeta Berisha modelja që i zbukuron festat e fundvitit

Lajme nga Bota


Mirjeta Berisha, vajza e pistave të modës dhe seteve fotografike, që ka shkëlqyer në çdo paraqitje, këtë fundvit rikthehet me një set të ri fotografik, ku gjithë bukuria dhe eleganca e saj shfaqen fuqishëm në çdo foto. E bukur, me stil, atraktive dhe me vetbesim, Mirjeta Berisha flet ekskluzivisht për “Kosovaren” për ekperiencat në botën e modës.


Mirjeta të kemi parë në shumë sfilata. Çfarë ndjenje është të sfilosh, të ecësh në pistë?
Po, për vite me rradhë kam sfiluar për shkolla mode, dizenjatore, brende, etj. Ka qenë një eksperiencë e mirë, interesante, sidomos në kohën e adoloshences, kur një pjesë e mirë e vajzave të reja ëndërrojnë për gjëra të tilla. Ndjesia sigurisht është pozitive, emocionuese dhe ekzaltuese.

Gjithashtu ke disa sete të mrekullueshme fotografike?
Fotografia për vite me rradhë ka qenë pasioni im, andaj asnjëherë nuk kam refuzuar kërkesat për sesione fotografike. Fotot janë pasuri, sepse shënojnë kohën dhe mbesin kujtime të pa harruara.

Cila është ndjesia kur je në pistë dhe ajo kur je para aparatit fotografik?
Dy ndjesi sa të ngjashme aq edhe të ndryshme. Të ngashme pasi si në pistë ashtu edhe para aparatit, duhet të tregosh më të mirën e imazhit tënd, ndërkaq të ndryshme sepse në sfilatë ke më tepër emocione dhe përgjegjësi, ndërkaq para aparatit fotografik je më e lirshme dhe e shijon më shumë si përvojë.

Ku ndjehesh më lirshëm, më komode?

Kur pozoj. Është ndjesi e bukur që ofron edhe komoditet. Mund të ndalesh, të pushosh, ta marrësh vetën, të përmirësosh grimin, etj. Sfilatat janë ndryshe, zgjasin pak minuta, mirëpo presioni është i madh.

Ke nisur të merresh me botën e modës që në moshën 14 vjeçare. Si të dukej atëherë e si tani kjo punë?
Isha shumë e re, madje e vogel, por kisha oferta dhe më dukej interesant. Nuk jam fare pishman, pasi ishte kënaqësi dhe përvoj pozitive. Dikur e merrja me shumë më tepër përgjegjësi dhe emocione, sot mendoj se është diçka më e thjeshtë sesa e mendoja dikur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *