Mësoi se ish-i dashuri po martohet me Luana Vjollcën, Dafina Zeqiri në gjendje aspak të mirë
Vite më parë Krenar Çoçaj ishte në një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.
Dafina dhe Krenari kanë pasur një lidhje të gjatë dhe e patën bërë publike, ku këngëtarja e merrte edhe nëpër spotet e saj të dashurin e atëhershëm.
Por, tash e sa vite nuk janë më bashkë, e Krenari ka krijuar një lidhje të qëndrueshme me moderatoren e TopChannel, Luana Vjollcën, ndërsa Dafina akoma vazhdon si “beqareshë” të sillet nëpër koncerte në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Ko so vës.