Merret vendimi: S’mund të shkoni në dasma e klube të natës pa qenë të vaksinuar

Lajme nga Bota


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Driton Hoti, kanë diskutuar sot për masat e reja anti-COVID, ku dhe është marrë vendim që vaksina anti-COVID të jetë obligative për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.

Tutje, bëhet e ditur se stafi punues i këtyre sektorëve obligohet të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri më 12 gusht.


‘ Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet’, thuhet në njoftimin e OHT-së

Në këtë takim është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *