Merret Vendimi i ri në GJERMANI: Prej muajit Nëntor…

Lajme nga Bota


Gjermania vendos zbatimin e të ashtuquajturit izolim “të butë” kombëtar. Kancelarja Merkel tha se jemi para një situate dramatike dhe dimri do të jetë i vështirë, por edhe ai do të përfundojë.

Masat që do të nisin së zbatuari në nëntor janë më pak të ashpra se ato të pranverës, dhe përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave, kinemave apo teatrove, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.


Merkel tha se tani shteti duhet të veprojë tani dhe bëri thirrje për “përpjekje të mëdha kombëtare” për të luftuar përhapjen e virusit korona.

Rritje alarmuese e numrit të infektimeve

Ndonëse në krahasim me vendet e tjera të BE-së në Gjermani ka pasur një nivel më të ulët infektimesh me Covid-19, së fundi iveli në rritje i përhapjes së virusit e ka alarmuar qeverinë.

Autoritetet e shëndetësisë në Gjermani njoftuan sot (29.10) se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jeten edhe 89 pacientë, dhe ka një rekord të personave të infektuar që shkon në 16,774 vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *