Merr fund vapa! Jepet alarmi për stuhi dhe erëra të forta në Ballkan dhe vendin tonë

Lajme nga Bota


Agjensia e parashikimit të motit “Serve Weather” ka ngritur alarmin për motin me të cilin do të përballet Europa ditën e sotme. Sipas tyre një ndryshim drastik i motit pritet të ndodhë sot në gadishullin Ballkanik duke përfshirë edhe vendin tonë. Vala e nxehtësisë jashtëzakonisht e vazhdueshme në pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë do të përfundojë me stuhi në disa vende të Ballkanit dhe mot më të freskët për Greqinë dhe rrethinat e saj.


Moti i ashpër i shoqëruar me erëra dhe tornado është paralajmëruar për mëngjesin e sotëm, por që mund të përcillet edhe në orët e pasdites. Ndërsa ka edhe paralajmërime për përmbytje. Stuhia pritet të lëvizë nga veriu në Ballkanin Qendror gjatë ditës, por stuhia do të dobësohet ndërsa lëviz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *