Merkel: Jemi të Detyruar ! Merret Vendimi, Prej 16 Dhjetorit në Gjermani…

Lajme nga Bota


Nga 16 dhjetori deri më 10 janar Gjermania kalon në një mbyllje të dytë, përjashtim të pjesshëm do të ketë vetëm për tri ditët e festave të Krishtlindjeve.

Nga 16 dhjetori e deri më 10 janar Gjermania do të mbyllet sërish: Jemi të detyruar të veprojmë” tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi të dielën, më 13 dhjetor, në Berlin.

Mbyllja e lehtë që kemi filluar qysh në 2 nëntor ka arritur një sukses të pjesshëm. “Arritëm ta ndalnim për ca kohë rritjen eksponenciale”, tha kancelarja, “por prej disa ditësh kemi sërish një rritje eksponenciale.


Çfarë mbyllet, çfarë qëndron e hapur?

Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë të shesin vetëm gjellë për t’u konsumuar në shtëpi.

Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit, masazheve etj.

Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *