Prej 6 vitesh, Kejsit nuk i pëlqen të shohë veten në pasqyrë. Sepse aty sheh atë që mundohet të fshehë. 12-vjeçarja vuan nga sëmundja e skoliozës, e de formimi i shtyllës kurrizore sa vjen edhe bëhet më i dukshëm.
“Nuk e di se çfarë është, prandaj e quaj gungë. Mërzitem shumë kur njerëzit më shohin në rrugë, unë e di që jam ndryshe,” nis rrëfimin e trishtë Kejsi.
Ndërsa sëmundja është duke u rënduar shumë, shëndeti i Kejsit është në rr ezik. Veç vështirësive të frymëmarrjes, kanë nisur t’i shfaqen shqetësime edhe në kokë. Por, prej problemeve ekonomike, Azizja nuk ka mundur t’i bëj kontrolle mjekësore të së bijës.