MELISA KA DY FJALË PËR ARJAN KONOMIN, PAS DALJES NGA “PËRPUTHEN

Lajme nga Bota


Melisa shkroi disa fjalë për Arjan Konomin.


Melisa bëri lajmin e ditur se mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” ajo hoqi dorë nga konkurrimi, ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

Ndërkohë ajo i ka kushtuar dy fjalë opinionistit të “Për’puthen”, Arjan Konomit, me të cilin ka pasur debate të shpeshta në program.

Megjithatë Melisa e ka falenderuar publikisht Arjanin për çdo kritikë dhe uron që shoqëria mes tyre të vazhdojë edhe përtej programit.

“Arjan siç e the dhe vetë dje në të dy e kemi nisur me debat, por jam e lumtur që gëzoj një vlerësim nga ana jote dhe po të njëjtin vlerësim ke dhe nga ana ime.

Të falenderoj për çdo kritikë dhe për çdo fjalë të mirë të thënë nga ana jote dhe ndjesë nëse në ndonjë moment edhe unë e kam ngritur zërin, programi na njohu bashkë, por kjo nuk do të thotë që do të ndalet kjo shoqëri vetëm se rrugëtimi im aty përfundoi”, shkruan Melisa përkrah një fotografie me opinionistin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *