Melinda Ademi tregon se kujt i është dedikuar kënga “Mëkatare”: Unë di të bëjë gjithçka, nuk do të ndalem për asnjë moment

Lajme nga Bota


Një tjetër këngë e publikuar gjatë këtyre ditëve dhe që po pëlqehet mjaft shumë është prurja e re e artistes Melinda Ademi.


“Mëkatare” titullohet kënga e reperes së njohur, e cila për vetëm katër ditë ka grumbulluar afro tre milionë klikime në YouTube.

Ajo së fundmi ka treguar se kujt i është dedikuar kjo këngë dhe se nuk do ndalet së punuari për të gjithë përkrahësit e admiruesit e muzikës së saj.

“Kjo këngë është e dedikuar për të gjitha zemrat e thyera. Faleminderit për përkrahjen e madhe që po ma dhuroni, krenare me ju”.

“Dhe mos harroni Melinda di të bëjë gjithçka, nuk do ndalem në asnjë moment, gjithmonë do të ju argëtojë me muzikën time”, ka thënë ajo.

Theksojmë se Melinda përgjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, përkundër situatës së krijuar

Leave a Reply

Your email address will not be published.