“Mehmet Kosova” bëhet baba për herë të parë, mësohet gjinia e foshnjës

Lajme nga Bota

Mehmet Kosova” është bërë baba për herë të parë. Çifti i njohur turk, aktori Kenan Imirzalioglu dhe aktorja Sinem Kobal, janë bërë prindër për herë të parë.

Foshnja me emrin Lalin ka ardhur mbrëmë në jetë dhe është bërë e ditur se Kenani ka bllokuar gjithë katin e spitalit.


Në katin e spitalit ku do kryhej lindja e vajzës është lejuar vetëm hyrja e mjekëve dhe infermierëve, si masë për mbrojtje nga koronavirus. Përveç kësaj, është bërë e ditur se çifti ka ndarë edhe 5 dhoma të tjera të spitalit, vetëm për familjarë dhe mysafirë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *