Si parashikohet të jetë moti në ditët e fundit të dhje torit dhe në javën e parë të ja narit në Shqipëri? Meterologu Hakil Osmani, siç raportojnë mediat e Tiranës, parashikon borë për ditët e ardhshme.
Sipas Osmanit, deri në mesditën e datës 31, moti do të jetë i paqëndrueshëm, për t’i lënë vendin kthjellimeve pjesën e dytë të ditës së enjte, si dhe në datën 1 j anar.
Dita e parë e 2021-shit, pritet që të jetë me mot të qëndrueshëm, por me temperatura më të ulëta, ndërkohë që nga fundjava do të kemi një rikthim të reshjeve të shiut.
Ndërkohë dimri i vërtetë sipas Osmanit do të fillojë në javën e dytë të ja narit, ku temperaturat do të zbresin në -3 gradë. Sa i takon reshjeve të borës ato do të jenë të pranishme vetëm në z onat malore.