“Më mirë vetëm se…”/ Stela zbulon si ndihet pas ndarjes nga Çimi

Lajme nga Bota


Vetëm pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela zbuloi se ishte ndarë nga Çimi. Ata dolën çift nga programi i dashurisë dhe nëpër intervista e rrjete sociale, u shprehën se kishin menduar që edhe të bashkëjetonin.

E teksa dukej se çdo gjë po shkonte bukur mes tyre, Stela bën postimet e papritur në rrjetet sociale. Ajo shkruante se e kishte marrë vesh se ishte ndarë, pasi Çimi kishte fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në “Instagram”. Madje ajo shtonte se nëse e shikon njeri në rrugë, ta pyesnin se pse.


“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruante Stela në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *