Me kufje në vesh dhe lap top në dorë, Sara sjell fotot unike të Poem në një mujorin e lindjes

Lajme nga Bota


Një muaj më parë, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze.


Poem Blu erdhi në jetë në mes të muajit dhjetor dhe solli kaq shumë gëzim në familjen e tyre.
Që prej ditës së parë e deri më sot ata nuk i kanë kursyer fotot dhe videot me portretin e ëmbël të vogëlushes.

Në një mujorin e parë të saj, Sara ka vendosur të postojë disa foto shumë të këndshme të vogëlushes.

Poem mban veshur një robtishan të bardhë, ka një peshqir dushi në kokë, në vesh mban një palë kufje dhe përpara një laptop.

Mënyra se si pozon vogëlushja do t’ua zbukurojë ditën, sidomos mimika e saj e veçantë sidomos në foton e tretë ku ka vendosur këmbën mbi këmbë.

“Si kaloi një muaj kaq shpejt. Zemra ime është kaq plot saqë nuk mund ta quaj më timen”, shkruan Sara krahas fotove me vogëlushen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.