Me këtë që bëri Ariana, sigurisht se Ermali do të inatoset shumë

Lajme nga Bota


Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë një nga çiftet më të komentuara dhe të dashura nga publiku.

Ata përveç angazhimeve në profesion, gjejnë kohë shumë shpesh edhe për pushime.


Këto ditë ata janë duke pushuar në një nga vendet më luksoze momentalisht, në Dubai, në shoqërinë e sheikut, mikut të tyre dhe bashkëshortes së tij.

Ariana është ajo që sot ka postuar në Instastory një fotografi shumë qesharake të Ermalit, ku shihet me një nga filetrat e famshëm të Instagramit, me buzë të fryra.

“E di që ke me ma marr inati” ka shkuar Ariana në mbishkrim, duke qenë kështu e vetëdijshme se Ermali nuk i preferon këto gjëra.

Por në fund të ditës dashuria është më e madhe se inati. /Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *