Me flokë të shkurtëra dhe baluke, zbulohen foto të Almedës para famës

Lajme nga Bota


Modelja Almeda Abazi prej vitesh tashmë jeton në Turqi ku është martuar me aktorin turk Tolgaha Saysman dhe është në pritje të fëmijës së dytë.


Modelja është shtatëzanë në muajin e pestë dhe në pritje të një vajze, ndërsa shpesh herë e shohim të postojë foto dhe video në rrjetet sociale ku ndan detaje nga jeta e saj private.

Ajo ka ndarë me fansat në instagram një foto kur ka qenë fëmijë.

Almeda ka pozuar në plazh dhe duket një fëmijë shumë i këndshëm me flokë të shkurtëra të zeza dhe me baluke përpara.

Almeda fëmijë dukej shumë e këndshme dhe të njëjtat tipare të bukura i ka ruajtur edhe sot.

Almeda dhe Tolgahan u martuan tre vite më parë në një ceremoni madhështore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht janë bërë prindër të një djali dhe janë në pritje të një vajze së cilës i kanë zbuluar edhe emrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *