Kryeministri Rutte gjithashtu bërë të ditur vendimin për detyrim të përgjithshëm të mbajtjes së maskave në të gjitha hapësirat publike si dyqanet, muzetë apo bibliotekat. Deri më sot, ky ishte vetëm një rekomandim urgjent.
“Tani varet nga të gjithë ne” është shprehur kryeministri në konferencën për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në TV. “Jini realist holandezë dhe merrni përgjegjësi”.
Duke marrë këta hapa, qeveria po reagon ndaj numrit dramatik në rritje të infeksioneve të reja me virusin corona, përcjell albinfo.ch. Në shtatë ditët e kaluara, ishin raportuar 252 infeksione për 100,000 banorë.
Vatrat më të këqija të virusit janë Amsterdami dhe Roterdami, secili me rreth 410 infeksione për 100,000 banorë. Situata është “alarmante” në pothuajse të gjitha rajonet, ka thënë Rutte.
Javën e kaluar, Instituti për Shëndetin dhe Mjedisin RIVM ka regjistruar pothuajse 44,000 infeksione të reja – 60 për qind më shumë se në javën pararendëse. Rreth 7,400 infeksione të reja janë raportuar të martën, rreth 550 më shumë se një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte hera e parë që tejkalohej marka 7000.