Marina Vjollca jep lajmin e bukur: Jam shumë shumë e lumtur sepse do….

Lajme nga Bota

Dy ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Geti dhe Marina udhëtuan drejt Italisë. Ata qëndruan në një hotel në Milano, një prej adresave më ekskluzive në zemrën e ekonomisë italiane.

Në rrjet u përfol se çifti ishin nisur për pushime, mirëpo Marina ka zbuluar arsyen e vërtetë të udhëtimit. Ajo ka takuar stilisten e famshme Elisabetta Franchi dhe është bërë zyrtarisht ambasadore e firmës së saj.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marina me anë të një postimi në Instagram. “Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, ka shkruar moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *