Maqedoni/ 22 vjeçarja lind në a utoambulancë me asistim nga viberi

Lajme nga Bota

Një 22-vjeçare banore e fshatit Qendra Zhupë në Dibër, ka lindur në ambulancën e ndihmës së shpejtë të Strugës pasi ishte nisur për në spitalin e Strugës.


Por, e njëjta nuk kishte mbërritur në qytet, kështu që mjekët e ndihmës së shpejtë e lindën atë me ndihmën e akusherëve përmes telefonit celular.

Gjithçka filloi pasi ambulanca në Strugë mori telefonatë nga policia e Dibrës se një grua është nisur për në Strugë me automjet privat, e cila ishte para lindjes. Ishin nisur për në Dibër kurse janë takuar në fshatin Glloboçicë. Më pas, mjekët e përgjithshëm kanë filluar me lindjen e pazakontë në automjetin e ambulancës.


“Nëna nuk bashkëpunoi sa duhet, sepse ishte fëmija e parë dhe ishte në shok…”, tha Elena Mechkaroska-mjek e praktikante.

“Me instruksione, ku të shtypim, si të shtypim, shtrëngimet, me kamerë prej “Viber-it”. Në fund e gjithë koka doli, pastaj ngadalë u rrotullua lart e poshtë dhe trupi i foshnjës doli jashtë”, u shpreh Vasko Duleski- mjek nga Struga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *