Majk ka thyer heshtjen me fotografinë e fundit.
Reper Majk, krahas jetës profesionale, është komentuar vazhdimisht edhe lidhur me jetën private.
Muajt e fundit kanë qarkulluar thashetheme se ai dhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka janë ribashkuar.
Por, lidhur me një gjë të tillë ai nuk ka preferuar të flasë publikisht, por një veprim i tij i fundit flet shumë.
Majk publikoi portretin e Majlindës dhe djalit Roan, që e realizuan në prag të Vitit të Ri, ndërsa e shoqëroi edhe me disa emoji ‘te dashurise’.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Majk është “Hajde te baba”, të cilin e solli në duet me Getoar Selimin. /