Lori: “Kam pasur një jetë të vështirë, kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz”

Lajme nga Bota


Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Loreta Kaçka, tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e rubrikës “5 data” në Prive, në të cilën ka përzgjedhur datat më të rëndësishme në jetë.

Si shumë nga të famshmit shqiptarë, ajo ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetë – zhvendosjen nga Korça në Durrës së bashku me familjen në vitin 1986.

“Kam pasur një jetë shumë të vështirë kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz, kemi ndërruar shumë vende nuk ka qenë e lehtë me të thënë të drejtën, por i jemi përshtatur punës së babait ka qenë e domosdoshme që ne të shkonim ku të shkonte ai me punë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.