Loredana ndan momentet më të mira me Hanen

Lajme nga Bota

Loredana ka treguar se sa shumë e do Hanën.

Loredana është mjaft aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ajo ka treguar se po e shijon kohën me vajzën e saj Hanën.

Në llogarinë e saj në Instagram Loredana ka ndarë me fansat disa fotografi ku shihet tejet e lumtur në praninë e Hanës teksa pozuan në pasqyrë.

Hana shihet e buzëqeshur, me flokët e larguara nga fytyra ndërsa shihet e veshur me rroba mjaft me stil duke u kombinuar me nënën.

Reperja shqiptare është mjaft aktive në rrjete sociale ku përveç publikimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me karrierën e saj ajo ndan pamje dhe të përditshmërisë ku tregon se ajo është një nënë e devotshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.