Ditën e djeshme Ledjana bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”. Ajo u shpreh se vendimi i saj për largimin nga “Për’puthen” nuk ka lídhje fare me Mevlanin.
“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe.
Jam akùzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere.Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akùzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bòmba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkroi Ledjana në një postim.
Ndërkohë sot në emision u diskutua në lídhje me këtë largim të Ledjanës.
Bora Zemani tha se Ledjana u ka kërkuar që të mos jetë më e pranishme në emision, për të reflektuar me veten.
Në lídhje me këtë situatë foli edhe Mevlani, i cili u shpreh shumë i zhgénjyer nga veprimet e Ledjanës.