Learta Jakupi thotë se nuk i intereson se çfarë shkruajnë për të. Learta Jakupi u bë emër i njohur për mediat pas martesës me djalin e këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli.
Ndonëse është soprano dhe aktivitetet në këtë fushë nuk mungojnë, Learta u bë cak i medias rozë si nusja e Shyhrete Behlulit. Learta ishte në “#Gjesi” ku foli për pritjen e fëmijë së dytë, por edhe shkrimet e shumta. Tha se nuk merret me atë se çfarë shkruhet për të.