Lajmi i Fundit nga ZVICRA/ Ja çfarë pritet të ndodhë deri në muajin QERSHOR..

Lajme nga Bota


Qëllimi i Zvicrës është që deri në fund të qershorit të vaksinojë të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen .


Kështu është shprehur Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë në BAG, e cila ka koordinuar prokurimin e vaksinave për Zvicrën që nga fillimi i pandemisë.


Ajo, në një intervistë për Blick ka specifikuar njoftimin e saj nga një konferencë mediatike e mbajtur të martën se qëllimi i qeverisë federale është që të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë ata që e duan të vaksinohen, deri në verë.

E pyetur në lidhje me kritikat për mungesën e vaksinave dhe strategjinë e Qeverisë Federale për vaksinimin Kruger e cila është në krye të departamentit ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) thotë se vendeve tjera u duhet të presin më gjatë se Zvicra, në këtë aspekt.

Deri në fillim të dhjetorit, Zvicra kishte nënshkruar kontrata me kompanitë si Biontech / Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca – që janë zhvilluesit e vaksinave të para Covid-19.

Sipas Kronig, BAG është në proces të përfundimit të kontratave me ofruesit e tjerë të vaksinave.

Në të njëjtën kohë, prodhuesit me të cilët Zvicra tashmë ka kontrata do të shqyrtohen për të parë nëse mund të dorëzojnë më shumë doza në kohë më të shkurtër.

Numri i vaksinave, që i komunikohet aktualisht publikut është “minimumi” i atyre që janë në dispozicion, ka thënë Kruger.

Megjithatë, për arsye taktike, ajo nuk dëshiron të komentojë më hollësisht rreth kësaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.