LAJMI I FUNDIT/ ‘Kemi vetëm 48 Orë Kohë’, Ministri Italian befason të gjithë, Ja çfarë thotë

Lajme nga Bota

Ministri i Shëndetësisë i Italisë tha të dielën se të dhënat e reja për koronavirusin ishin “të tmerrshme” dhe vendi kishte dy ditë kohë për të miratuar kufizime të mëtejshme për të frenuar përhapjen e tij.


Të shtunën, Italia regjistroi pothuajse 32,000 raste të reja të koronavirusit, rekordi i saj më i lartë ditor që nga fillimi i krizës dhe pak më shumë se 300 vdekje. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur për shkak të COVID-19 në Itali është tek 38,618.

“Ne kemi 48 orë kohë për të provuar që të miratojmë një shtrëngim të mëtejshëm (të rregullave), se ka shumë njerëz rrugëve,” u citua të thoshte Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza nga e përditshmja Corriere

Një bllokim i ri, megjithëse jo aq i zgjatur sa ai i vendosur në mars, u duk të ishte opsioni i vetëm për të frenuar infeksionin, tha ai, por ka ende dyshime se si të menaxhohen shkollat dhe të përmirësohen kushtet në transportin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *