Në Itali nuk do të ketë më karantinë 14 ditore, por 10 ditë. Vendimi është marrë sot nga autoritetet italiane. Me apo pa simptoma, Komiteti tekniko-shkencor vendosi që koha e karantinës të zvogëlohet nga 14 në vetëm 10 ditë për personat pozitiv Covid 19.
Rregulli ndryshon edhe për bërjen e tamponit. Në përfundim të periudhës 10 ditore të karantinës me urdhrin e ri që futet në fuqi nesër, personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19 duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativizimin për të dalë nga karantina duke hequr kështu rregullin e dy testeve negativ për të dalë nga izolimi.
Ndërkohë që edhe në Shqipëri shumë shpejt do ndryshojë protokolli shëndetësor për ritestimet për të prekurit me koronavirus. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini tha se ritestimet apo tamponët e negativizimit për Covid nuk do të kryhen./ db/Abcnews.al