Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 2823 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.
Bëhet fjalë për një numër alarmant pasi është afër dyfish më i madh se ai një dite më parë. Po kështu, ky numër i infeksioneve të regjistruara brenda një dite i kalon shumë ata të muajve mrs e prill, kur ishte kulmi (i deritashëm) i krizës së koronavirusit.
Mesatarja 7 ditore e numrit të infeksioneve tani është 1247 ose për 154 përqind më e lartë se në javën e kaluar. Trendi po rritet shumë shpejt në një nivel shumë të lartë.
Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit të testimeve aktualisht është 10.2 për qind. Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar dhe madje dyfishuar. Ndërsa në 24 orët e fundit, pozitiviteti ka arritur në 13.6%.
Numri mesatar i testeve të kryera në 7 ditët e fundit është 12,872 teste në ditë dhe kështu është rritur me 32 për qind krahasuar me javën e mëparshme.