Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë ku ka bërë me dije se do të ketë rritje me 30% të pagave në radhët e ushtarakëve gjatë vitit të ardhshëm.
“Duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga do të rritet për t’u bërë më dinjitoze. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve. Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë.
Edukimi ushtarak është prioritet për ne. Kemi zhvilluar një vizitë në Ëest Point me kryeministrin Edi Rama dhe synojnë të modelojmë akademinë tonë sipas modelit të Ëest Point. Synojmë të hapim programe të tjera siç janë teknologjitë e informacionit dhe navigacioni detar. Janë dy bachelorë të rinj.