Lajm i keq për të gjithë në GJERMANI, Prej Nesër fillon…

Lajme nga Bota


Presidenti gjerman Frank Valter Shtajnmajer sot paralajmëroi se situata me pandeminë e virusit korona në vend është përfundimisht shumë serioze dhe theksoi se është pak para se të dalë nga kontrolli, dhe për këtë nga e mërkura paralajmëroi vendosje të masave të jashtëzakonshme.

“Virusi është ende shumë i pranishëm. Për këtë nga e mërkura do të vendosim masa restriktive siç nuk janë parë asnjëherë në historinë e shtetit tonë federal. Situata është shumë serioze.

Po përballemi me pandemi që doli nga kontrolli dhe çdo javë po merr disa mijëra jetë”, tha Shtajnmajer në videoporosinë e dërguar popullit gjerman, transmetojnë mediat amerikane.

Shtajnmajer u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të bëjnë përpjekje shtesë që të ndihmojnë në zbatimin e këtyre masave të reja kufizuese.

“Pandemia po zgjat gati një vit e gjysmë, ndërsa tani më e rëndësishme është që të ruhet shëndeti dhe jeta e njerëzve.

Gjatë muajve të fundit, kaluam një rrugë të gjatë, duke vazhduar bashkë që të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Jam i bindur se pandemia nuk mund të na e marrë të ardhmen”, tha Shtajnmajer dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta shmangin blerjen e madhe në moment të fundit gjatë krishtlindjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *