Lajm i fundit! Farmacisti shqiptar humb jetën në mënyrë të papritur ,pasi e kishte kaluar Cov id-19

Lajme nga Bota


Lajm i fundit! Farmacisti shqiptar humb jetën në mënyrë të papritur ,pasi e kishte kaluar Covid-19


Farmacisti i njohur shqiptar, Agron Spahiu ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Spahiu pak kohë më parë kishte fituar betejën me koronavirusin, por është ndarë nga jeta dje në mënyrë të papritur.

Agron Spahiu shkollën e mesme e kreu në Peshkopi në vitet 1987 – 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Agron Spahiu.

Agroni lindi më 16 korrik 1972 në qytetin e Peshkopisë. Shkollën e mesme e kreu në vendin e tij të lindjes në vitet 1987 – 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu.

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Agronit është një dhimbje e madhe për dy fëmijët e tij, për prindërit, familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë të afërmit.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, prindërve, familjarëve dhe të afërmve dhe ndan dhimbjen me ta për këtë ikje të parakohshme të tij.

U prehsh në paqe Goni!

Përcjellja e Agronit për në banesën e fundit do të bëhet ditën e dielë, në orën 14:00, në varrezat e Tufinës. Homazhet në nder të tij do të mbahen në orën 09:00 me 14:00, tek restorant Ija pranë oxhakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *