Turjan Hysko dhe Orinda Huta ndajnë shpesh foto të ëmbla me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Se fundmi, me nje foto duke shijuar boren, moderatorja shkroi: “Shtëpi, e bekuar”, teksa çifti pozuan të përqafuar, duke i mbajtur të dy duart tek barku i Orinda Hutës.
Dhe ky detaj duket se i ka shpëtuar të gjithëve, pasi duket si një shenjë nga ana e tyre se janë në pritje të ëmbël.
Dyshimet u nxitën edhe nga dy mikeshat e tyre, Marcela Lati dhe Xhemi Shehu, të cilat kanë lënë në koment nga tre zemra, nga një për secilin prej tyre. Marcela Lati, një prej tre zemrave në koment e ka rozë, gjë që nxit dyshime se foshnja është vajzë, nëse me të vërtetë Orinda Huta është në pritje të ëmbël.
“Edhe unë tre zemra them që janë ❤️❤️❤️”- shkroi një ndjekëse e moderatores, krahas komentit të Xhemi Shehut.
Ndërsa një tjetër shkroi: “Uroj që të jeni tre!”. Po ashtu në një foto të publikuar sot nga Orinda Huta në rrjetet sociale mund të vihet re që barku i saj është pak i rrumbullakosur, duke pasur parasysh që ka një trup të tonifikuar.