Labi që ka bërë shumë të mira feston datëlindjen, prek me fjalët: Unë festoj kur shpëtoj jetë shqiptarët dhe bëj mirë!

Lajme nga Bota


Labi që ka bërë shumë të mira feston datëlindjen, prek me fjalët: Unë festoj kur shpëtoj jetë shqiptarët dhe bëj mirë!


Këngëtari dhe humanisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 41-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij. Ish-deputeti i Kosovës duket të jetë befasuar që në orët e para të datës 18 dhjetor, pasi në mesnatë atij i është bërë surprizë një tortë me qirinj dhe shampanjë.

Ai publikoi disa fotografi nga festa modeste në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, duke i falënderuar të gjithëve për urimet në ditëlindjen e 41-të.

“Deri më tani 41 vite jetë! Nuk e di edhe sa vite të tjera do ti gëzojë?! Çka të ju them për vetën time? Më mirë dini të uroni ju pêr mua dhe familjen time, se sa vet unë..!

Pa dyshim ditëlindjet e mia janë ato ditë gëzimi kur ne se bashku shpëtojmë jetët e njerëzve dhe kur ne i’u bëjmë zgjidhjet nga lotet duke i kthyer në jetë gëzimi. Faleminderit familjes, shoqërisë miqëve dhe qytetarëve që më mbajn me motiv të lartë për t’a quajtur vetën gjithmonë shërbëtor i së mirës. Labi juaj”, ka shkruar Tahiri në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published.