Labi pas lajmeve për mbyllje: Kur unë kam dalë në protesta, estrada kanë nejt nër jorgan

Lajme nga Bota


Prej nesër pritët që vendi ynë të mbyllet për 12 ditë, por ka shumë që po e kundërshtojnë këtë propozim.

E më së shumti janë gastronomët, të cilët edhe kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pandemisë.

Dikur kundër masave për mbyllje ishin edhe këngëtaret, ku ndër ta veçohej më së shumti Labinot Tahiri.

Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari Labinot Tahiri tha se nuk do të merret më me këtë punë, sepse kur ai ishte në protestë, estrada kanë nejt të qetë dhe ner jorgan.

“Me shumë kënaqësi po them se nuk po merrem, kanë dashtë estrada me nejt qetë e ner jorgan e me u shtre nëpër kauqa atëherë kur jam qu në protestë, tani le të rrinë.

Unë nuk dal në protestë as nuk merrna më me këtë punë. Boll e kam ngrit zërin pse me u etiketu unë “Labi i keq”.

Ata e bën fushatën, nuk morën kurrfarë masave për kohën e fushatës.

Kur përfundoi fushata kam thënë që kanë me mbyll vendin.

Ishalla e mshelin edhe ma gjatë jo veç 12 ditë” u shpreh ai.

Dasmat duhet të mbahen, por nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim nëse bëhet nga estrada.

“Dasmat duhet të mbahen se janë të rezervuara, është gjynah prej atyre dasmorëve por sa i përket meje si këngëtar, nuk zgjona me e përkrahë estradën, absolut, nuk merrna me këtë punë fare.

Kam rezervime të verës së kaluar, të këtij viti dhe të vitit 2022.

I kam dasmat e rezervuara, mbi 30 dasma i kam.

Më kanë ftuar të dal në protestë, por pasi që më kanë injoruar, as unë nuk do të marrë pjesë në protestë.

Ata donin t’i publikonin fotografitë në Instagram, me shku në Maldive, të veshur me Luis Vuitton e kësi gjërash me i bë reklamë, nuk e shikonin realitetin çka po ndodh”, shtoi ai.

Që kur filloi pandemia është marrë me bamirësi, Labi ka dhuruar aparatura të oksigjenit. Po ashtu edhe mbi 5 mijë familje i ka furnizuar me pako ushqimore.

“Prej fillimit të pandemisë jam tu u marr me bamirësi me aparatura të oksigjenit.

Mbi 5 mijë familje i kemi mbuluar me pako ushqimore.

Sa i përket protestave, nëse donë estrada le t’rrin edhe 5 vite mbyll”.

Pandemia ia prishi planet edhe për publikimin e këngëve të reja.

Ai tha se nëse hapet sezona do t’i publikoi 3 këngë të cilat janë të shoqëruara me videoklip.

“I kam 3 këngë me klipe, kur të heket pandemia, do t’i publikoi.

Nëse hapet sezona do t’i publikoi këngët”, përfundoi këngëtari./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *