Ky ishte postimi i fundit i Cimës: “Ju lutem respektoni masat sa më shumë”

Lajme nga Bota

“Ju lutem respektoni masat sa më shumë”, ky ishte postimi i fundit i Cimës.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive për Gazetën Express.


Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.

Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak, për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.

I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne, e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.Me respekt CimaP.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *