Ko ronavirusi shënon një tjetër vi kt imë në radhët e bluzave të bardha në vend. Mjeku gji nekolog Leonard Kamberi nga Vlora, të cilin e shihni në foto ka ndërruar jetë si pa sojë e vi rusit.
Mjeku 50-vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Spi talin In fektiv në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij është rë nduar tre ditët e fundit dhe i ndjeri nuk mundi të jetonte.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës. Së fundmi punonte si pe dagog i jashtëm në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.
“Nard Kamberi, një tjetër mj ek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!”, shprehet Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës në status të tij.