Kush ka vajza botën ka! Fero publikon foton me vajzën dhe na knaqi sytë

Lajme nga Bota


Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill.


Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim.
E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa çifti e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës.

Të paktën tani për tani jo. Fero publikoi para disa ditësh në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkroi krahas saj “Elhamdulilah” dhe fytyrën ja kishte mbuluar.

Edhe ditën e sotme ai ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka publikuar një foto shumë të adhurueshme me të voglën. Fero shihet duke e mbajtur vajzën në krahë dhe fytyrën ja ka mbuluar me një zemër të kuqe dhe Ninës mund t’i dallohen vetëm flokët e zinj e hunda e vogël. Ndërsa babi Fero e sheh me sytë plot dashuri dhe në dorë i dallohet edhe unaza e martesës.

Kujtojmë se reperi paralajmëroi para disa ditësh se së shpejti do të sjellë një këngë të re, që do i dedikohet vajzës.

Reperi ka publikuar në Instagram një pjesë të audios së këngës, e cila ka fjalë mjaft të ndjera dhe emocionuese që burojnë nga dashuria e një babai.

“Kush po e pret hitin e radhës” ka shkruar ai krahas audios dhe e ka shoqëruar me një emoji bebe për të konfirmuar se kjo i kushtohet të voglës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *