Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet! 30 Thënie për tu mbajtur “Vath në Vesh”!

Lajme nga Bota


Pas çdo aforizme, fshihet një mesazh, për t’u furnizuar me energji dhe dëshirë për të ecur më fort drejt suksesit, apo në marrëdhëniet në familje dhe shoqëri.
15 thënie…

1. Asnjë femër nuk duhet kurrë të martohet me një mashkull, i cili e urren apo nuk respekton nënën e vet. – Martha Gellhorn

2. Një shoqëri nuk ka asnjë shans për sukses nëse femra e asaj shoqërie nuk është e edukuar. – Khaled Hosseini

3. Nëse e tregoni të vërtetën, nuk keni nevojë të mbani mend asgjë. – Mark Twain

4. Asgjë nuk e forcon më shumë autoritetin se sa qetësia. – Leonardo da Vinci

5. Në këtë botë ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata që duan të dijnë dhe ata që duan të besojnë. – Friedrich Nietzsche

6. Si zakonisht, pas çdo gruaje të mirë qëndron një idiot. – John Lennon

7. Njeriu vuan vetëm sepse ai i merr shumë seriozisht gjërat të cilat Zoti i ka krijuar për dëfrim. – Alan W. Watts

8. Dënimi i gënjeshtarit nuk është vetëm se atij nuk i beson askush, por ai nuk mund ti besoj askujt. – George Bernard Shaw

9. Ai që e lëviz malin fillon duke larguar nga rruga gurët e vegjël. – Konfuci

10. Nuk jam dakord me atë që thua, por jam i gatshëm të jap jetën që të mundesh ta thuash. – Volter

11. Siguria e pushtetit bazohet mbi pasigurinë e qytetarëve. – Leonardo Shasha

12. Arti dhe revolta nuk do të vdesin, përveçse me njeriun e fundit mbi tokë. (Dostojevski)

13. Në kujtohet një tip i çuditshëm që urrente të gjithë njerëzit; ata të fuqishmit për shkak se shfrytëzonin dhe poshtëronin të dobëtit, dhe të dobëtit pse lejonin të shfrytëzoheshin dhe poshtëroheshin. (C.W. Braun)

14. Nëse një njeri ka një ide për madhe mbi veten e vet, të jeni të sigurtë që është e vetmja ide që ka pasur në jetën e tij. (Proverb anglez)

15. Në një udhë të gjatë, vetëm i afti ka fat. (Meneandri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *