Kthesa e papritur e motit, zbuloni se çfarë e pret vendin tonë nesër

Lajme nga Bota


Duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme , të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura.

Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:

zonat malore 18°C deri në 35°C

zonat e ulëta 18°C deri në 40°C

zonat bregdetare 24°C deri në 39°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *