Kryemistri i Italisë merr Vendimin e madh për Udhëtarët, Ja çfarë do ndodhi me Kufirin pas 13 Tetorit

Lajme nga Bota


Kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, para disa ditesh kanë nëshkruar një dekret për kufizimet e reja qe do te duhet te ndiqen për të përballuar shtimin e rasteve me Covid-19. Dekreti përcakton rregullat e reja për udhëtimet drejt Italisë.


Në të është specifikuar se cilat janë shtetet, për të cilat është e nevojshme për t’ju nënshtruar testit të Covid-19 për të hyrë në Itali, ato që e kanë me detyrim survejimin shëndetësor dhe vendet të cilat e kanë të ndaluar hyrjen në Itali.


Per sa i takon vendet që e kanë të ndaluar të hyjnë në shtetin fqinj, dekreti i ri i 13 tetorit cakton me një listë precize se cilat shtete nuk mund të hyjnë në Itali. Në këtë listë përfshihen: Armenia, Bahrein, Bangladeshi, Bosnja Hercegovina, Brazili, Kili, Kuvait, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panamaja, Peru, Republika Domenikane, Kosova, Mali i Zi dhe Kolumbia. Gjithashtu është e ndaluar hyrja për personat që kanë qenë tranzit ose që kanë qëndruar në këto shtete në 14 ditët e fundit.


Gjithashtu në këtë listë përfshihen të gjitha shtetet që nuk janë përmendur as në listat e tjera, që do të thotë se në të bën pjesë edhe Shqipëria. Këto ndalime mund të hiqen për punë, studim ose nevoja shëndetësore, për urgjenca absolute ose për kthimin në shtëpi apo vendbanimin e dikujt tjetër. Për më tepër, ndalimi nuk është i vlefshëm nëse personi i cili mbërrin nga këto vende (ose ka kaluar nëpër to në 14 ditët e mëparshme) është një shtetas i Bashkimit Evropian ose i një shteti që i përket zonës Shengen ose një anëtar i familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *