Kosovari që pretendon se është Jezus Krishti

Lajme nga Bota


Shaip Elshani nga Drenica është një person që pretendon se po e bartë shpirtin Jezus Krishti. Sipas Elshanit, shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e Elshanit dhe aktualisht po predikon një religjion të ri, i pa parë më herët në planet.


Elshani ka thënë se është teleportuar në një univers tjetër ku ka komunikuar e perëndinë përmes dy engjëjve.

Religjioni i ri në të cilin po thërret Elshani quhet “Aron”.

Ai ka folur edhe për parajsën dhe ferrin ku edhe i ka vizituar, e sipas tij njerëzit do të futën në njërën nga to pas vdekjes në këtë botë.

Elshani gjithashtu thotë se perëndia i ka thënë se shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e tij. Kjo sepse në 2 mijë vejtët e fundit, njerëzimi ka kaluar në shumë luftëra fetare, andaj edhe ‘profeti’ i ri, Shaip Elshani, me misionin e tij do t’iu japë fund këtyre luftrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *