Koronavirusi 24 orët e fundit në Shqipëri, katër herë më shumë të infektuar se një ditë më parë

Lajme nga Bota


Në 24 orët e fundit janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, raporton noa.al. Një ditë më parë ishin 69 raste të reja ose rreth katër herë më pak.

Infektimet e reja janë në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.


Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *