Klopp shfrytëzon raportet e mira me Dortmundin, gati për transferimin e Sanchos

Sport

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është gati të transferojë yllin anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sipas mediumit gjerman BILD, Dortmundi do të ishte i gatshëm të shesë Sanchon në janar – për çmimin e duhur.

Reprezentuesi anglez ka qenë i lidhur edhe me Manchester Unitedit dhe Real Madrid këtë sezon.

Sidoqoftë, Klopp thuhet se ka hyrë në funksion, me mediumin gjerman që deklaron se është serioz në transferimin e Sanchos në Angli.

Klopp ka ende një marrëdhënie të shkëlqyeshme me drejtuesit e ish-klubit të tij dhe e di se një marrëveshje mund të ndodhë për rreth 140 milionë euro.

Kohëve të fundit, gjermani pranoi se ai e fantazonte nënshkrimin e Sanchos kur anësori ishte akoma me Manchester City.

Trajneri i Dortmundit, Lucien Favre, drejtori Michael Zorc dhe drejtori sportiv Hans-Joachim Watzke besojnë se Sancho duhet të qëndrojë deri në verë.

Por, edhe një transferim dimëror nuk përjashtohet më – nëse çmimi i tyre i kërkuar është përmbushur nga ndonjë klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *