Kjo ishte arsyeja pse Cima u veshte me këtë kostum

Lajme nga Bota


Kostumi ikonë i Cimës: Kjo ishte arsyeja pse ai u veshte kështu.

Rasim Thaçi – Cima, kishte treguar në një emision arsyen se pse i kishte veshur rrobat lara-lara e me ngjyra të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Aktori i madh shqiptar, Cima vdiq dje si pasoj e COVID-19, në moshën 71 vjeçare.

Ai njihet për humorin e tij dhe skeçet e ndryshme që i ka shfaqur për publikun, e të cilat kanë qenë shumë të dashura.

Karakteri i tij ishte ndryshe nga të tjerët, sarkazma, humori dhe veshja që e bënte nëpër shfaqje televizive e bënte atë të jetë më ndryshe se të tjerët.

Në një emision ai kishte shpjeguar arsyen se pse kishte veshur nëpër skeçe, pantallona të kuqe, jelek me ngjyra bardh e zi e këmishë të verdhë.

“Më herët kur ardhshin nga Gjermania ishin të veshur me shumë ngjyra e lara-lara, që me u dit që janë në Gjermani dhe nga kjo mu ka lidhë, dhe nga aty më ka mbet veshja me lara-lara”, kishte treguar Cima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *