Kjo grua tregon si e su lmoi burri veç pse tha se i pëlqen Sinan Hoxha

Lajme nga Bota


Liljana Bakalli tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht preteks sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht.


Konflikti ka ndodhur në 1 janar, kur gjatë darkës në familje, në ekran është shfaqur këngëtari Sinan Hoxha.

Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.

Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

Rrëfen se Saimiri u përpoq “t’ia kthente me të njëjtën monedhë”: “Po shihte Për’puthen dhe më tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra”.

Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer”

Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vite e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin. Më parë, 25-vjeçarja e ka denoncuar tre herë bashkëshortin por në të gjitha rastet, ka tërhequr denoncimin duke lejuar përsëritjen e dhunës në familje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *