“Kjo është vetëm paturpësi”, la jmet e rrejshme e shpaIIin Vjollca Haxhiun “të vd ekur”

Lajme nga Bota


Në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm ku thuhej se ka ndërruar jetë këngëtarja e mirënjohur, Vollca Haxhiu.

Artistja, është në gjendje të mirë shëndetësore, e cila ka qenë edhe aktive në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka reaguar në InstaStory ku ka shpërndarë lajmin e rremë që e ka bërë gazeta, duke e komentuar dhe me fjalët e saj.


“Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Vjollca nuk është e vetmja artiste e estradës shqiptare që është shpallur e vdekur, pasi më herët ka ndodhur edhe me këngëtarët Sabri Fejzullahu e Nysret Muqiçi.

Si dhe në lidhje me këto informata të rreme nuk është marrë asnjëherë ndonjë masë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *