KJO ËSHTË KËNGËTARJA QË I “PRISHI” RAPORTET MES ENIT DHE GENCIT

Lajme nga Bota


Krisje në marrëdhënien disavjeçare të këngëtares Eni Koçi me të dashurin 15 vite më të madh nga Kosova, Genc Prelvukaj.


“Mollë sherri” është bërë pikërisht këngëtarja seksi, e njohur në muzikë si Tringa Kay, hyrja e së cilës në studion e Gencit ka bërë xheloze Enin.

Duke qenë se në rrethin e artistëve nisën të qarkullonin thashethemet se Tringa, pjesë e kompanisë së Genc Prelvukajt, u largua nga ai për shkak të xhelozisë së Enit, ka qenë vetë këngëtarja që është rrëfyer në ekran për këtë histori.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka folur edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishme, ai i Gent Prelvukajt dhe i Bleros.

Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes, por ishte thjesht nuk po kishte fat duke bashkëpunuar me këta dy këngëtarë, kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor, duke marrë më shumë fryte.
E pyetur nëse ka ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga labeli i Genc Prelvukajt, këngëtarja tregoi se ky i fundit është shumë i rregullt dhe u kushton rëndësi të gjitha këngëtarëve njësoj.

“Me Gencin kam qenë vetëm unë femër.

Të gjithë kanë qenë djem.

Kështu që, nuk kishte ndonjë xhelozi.

Kemi pas marrëdhëniet krejt mirë mes veti.

S’ka ndodh ai sen.

Genci ka punuar pak me plan program.

Ai në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpunimin me Genta Ismajlin.

Unë si këngëtare e re kisha nevojë për më pak vëmendje se jam Luan, kështu që ne Luanët duam që t’i kenë sytë nga ne 100%”, është shprehur këngëtarja Tringa Key.

Ky rrëfim në ekran u komentua më tej në media dhe miq të çiftit thanë se në fakt, kjo këngëtare rrezikoi jo pak lidhjen serioze të Enit me Gencin.

Tringa është vetëm 22 vjeçe dhe mori vëmendje pasi u bë pjesë si e vetmja femër këngëtare e një prej kompanive më të mëdha muzikore në Prishtinë “Black Fish Entertainment”, me pronar Genc Prelvukajn.

Në maj 2016, Tringa Key publikoi videoklipin “Your Love”, në bashkëpunim me Fajt, një projekt ky me producent Prelvukajn.

Një vit më vonë publikoi videoklipin “I huaj” dhe pas një viti tjetër atë me titull “Tradhtar je ti”, kësaj here me të tjerë producentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.