Kjo është e marta e dytë e pelegrinazhit/ Shqiptarët ngjiten Kishën e Laçit, luten për shërim: Të sjell shëndet, lumturi dhe begati!

Lajme nga Bota


Kjo është e marta e dytë e pelegrinazhit/ Shqiptarët ngjiten Kishën e Laçit, luten për shërim: Të sjell shëndet, lumturi dhe begati!


Të shumtë ishin besimtarët që u ngjitën në Kishën e Shna Ndout të Laç në martën e dytë të pelegrinazhit të 13 të martave.

Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj.

Në vendin e cilësuar të shenjtë kërkojnë shërim. Luten për shëndet, harmoni e begati.

Pelegrinazhi kulmon më 13 Qershor, ndërsa përgjatë 13 të martave Kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijëra pelegrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *