Kjo është 29-vjeçarja shqiptare shtatzënë që dha shpirt nga Covid-19, rrëqeth babai i saj: Do bëhesha me mbesë, mjekët thanë është mirë…

Lajme nga Bota


Gruaja 29 vjeçe nga Prizreni vd iq bashkë me foshnjen e saj, ndërsa në muajin dhjetor ajo do mbushte një vit martesë. Ishte inf ektuar me Covid dhe ndonëse më vonë rezultoi negative, ajo nuk mundi të dalë e gjallë nga QKUK-ja.

Ardita Martinaj Pervizaj nga Prizreni ka vd ekur të enjten në QKUK. E ndjera kishte hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Ditë më parë ajo kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, mirëpo në ritestimin e fundit prizrenasja mori rezultat negativ.

Babai i Arditës, Qamil Martinaj, ka rrëfyer për Gazetën Express momentet e fundit me vajzën e tij. Teksa foli për të, Qamili tha se Ardita ka qenë më e shëndosha në familje, sipas tij, ajo nuk ka ankuar nga asnjë sëmundje përveç kollës së fundmi.


“Të premten e pati një t roh kollë, të shtunën e pata te mjeku ja përshkruajti do hapa, paracetamol, surup, të dielen pak ju ndal kolli. Kollë të madh s’ka pas e as temperaturë, të dielen e çova në Spital në Prizren, ja kanë vendos një infuzion, ja kanë bë analizat, mirë i kanë dalë”, tha ai.

Më pas ai tha se vajzën e kanë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë dhe pasi ajo është shtrirë në klinikë, prindi tha se ajo i ka thënë familjes se është mirë dhe nuk është dashur të udhëtonin për në Prishtinë për ta parë.

“Erdha në shtëpi me i marrë rrobat me ja çu në spital, kur e pash në orën 13:00 e kishin qitë në Emergjencë për me nisë për Prishtinë. I pyeta me urdhër të kujt po e dërgoni në Prishtinë, më thanë që ashtu i kanë thënë në spital.

Kemi shku në Prishtinë, me vetedije ka qenë, kemi ndejt me të, bile tha çka lypët me ardhë me më pa prap se unë mirë jam”, tha ai tutje.

Gjatë bisedës, babai i Arditës tha se ajo po priste të sillte në jetë një vajzë, teksa ritheksoi se Ardita ka qenë shumë e shëndoshë.

“Shtatzënë ka qenë, më datën 27 të këtij muaji ka hy në muajin e shtatë, gjinia e bebes ka qenë vajzë…Ardita mirë ka qenë, trupi i saj kurrë s’është anku e as nuk ka qenë te doktori…I vetmi fëmijë, që e kam pas që nuk ka shku kurrë të doktori, as s’e ka ditë çka është gji lpana e as çka është hapi”, u shpreh babai i 29 vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published.