Këtë emër të bukur kanë përzgjedhur Almeda dhe Tolga për vajzën e tyre

Lajme nga Bota

Dy muaj më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Ata publikuan disa foto të ëmbla në rrjete sociale, duke shkruar: “Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë!”

Almeda tregoi se nuk e kishin planifikuar bebin e dytë dhe erdhi surprizë.

Ndërkohë çifti ishte i ftuar së fundmi në një emision turk ku për herë të parë u shfaqën bashkë me Efehanin.

E pyetur çfarë emri ka menduar për vajzën që do sjellë në jetë, Almeda nuk ngurroi ta zbulonte dhe tha se ka mendyuar dy tre emra, por i preferuari i saj është: Alina

Leave a Reply

Your email address will not be published.