Shpresat se do të liberalizohen vizat gjatë pjesës së dytë të këtij viti ishin shtuar jashtëzakonisht shumë, meqë me presidencën e Bashkimit Evropian është duke udhëhequr Gjermania e kancelares Angela Merkel.
Megjithatë, një gjë e tillë vë shtirë se do të ndodhë, pavarësisht përkrahjes së fo rtë gjermane. Të paktën në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet gjatë 15-16 te torit kjo temë s’është fare në agj endë të diskutimeve.
Ndërkohë, i pyetur nëse Merkel ka përkrahjen e Macronit për të shtyrë përpara liberalizimin meqë ditë më parë ishin takuar, nga qeveria gjermane kanë thënë se duhet pyetur vetë francezët për pozicionin e tyre. “Në pa rim nuk komentojmë bisedat konfidenciale. Nëse keni pyetje rreth pozicionit francez për këtë çështje, ju lutemi kontaktoni autoritetet franceze”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane.
Se Kosova nuk është në agj endë të takimit të mesit të te torit e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe një burim zyrtar në Bashkimin Evropian. Ky burim ka thënë se momentalisht temat që do të diskutohen në takimin e Këshillit Evropian gjatë te torit do të jenë raportet me Britaninë e Madhe, raportet me Afrikën, derisa ka thënë se çështje tjera mund të shtohen varësisht nga zhvillimet.
“Në këtë fazë, temat që pritet të jenë në agjendë janë raportet me Britaninë e Madhe, klima dhe raportet me Afrikën, gjithashtu edhe çështje tjera mund të shtohen varësisht nga zhvillimet”, ka thënë ky bu rim për Gazetën Express.
Edhe ek sperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, ka thënë se është shumë sk eptik rreth asaj nëse Gjermania do të arrijë të bindë shtetet kryesore anëtare për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Derisa ka theksuar se një gjë e tillë është e pa drejtë, kur dihet se Kosova ka përmbushur kushtet që një kohë të gjatë.